Gjithçka që duhet të dini rreth malit më të lartë në Evropë, Elbrus

Gjithçka që duhet të dini rreth malit më të lartë në Evropë, Elbrus

Mali Elbrus është mali më i lartë në Evropë dhe maja e dhjetë më e spikatur në botë.

Ndodhet në Malet e Kaukazit në Rusinë Jugore, afër kufirit me Gjeorgjinë.

Elbrus është një vullkan i përgjumur, i cili u formua më shumë se 2.5 milion vjet më parë.

Elbrus ka dy maje: maja më e gjatë në perëndim është 5.642 metra, maja lindore është 5.621 metra.

Në majën në lindje për herë të parë është ngjitur Khillar Khachirov në vitin 1829, udhëzues i një ekspedite ushtarake ruse për kërkime shkencore.

Ndërsa në majën e perëndimit është ngjitur për herë të parë në vitin 1874 një ekspeditë britanike e udhëhequr nga F. Crauford Grove së bashku me Frederick Gardner, Horace Walker dhe udhëzuesin zviceran Peter Knubel.    

mount elbrus west summit

Mali Elbrus është i pesti më i lartë i Shtatë Majave (majat më të larta të 7 kontinenteve).

Në një sipërfaqe totale prej 138 kilometrash katrorë Elbrus është e mbuluar nga 22 akullnaja, të cilat ushqejnë lumin Kuban dhe disa në Terek.

Elbrus është qendër kryesore e alpinizmit dhe turizmit në rajonin e Kaukazit. Në vitin 1964 është hapur një bazë turistike dhe alpinizmi.

Nga viti 1959 deri më 1976, është ndërtuar një sistem teleferikësh në faza të cilat mund të marrin vizitorët deri në 3.800 metra.

Ekzistojnë një mori rrugësh mbi mal, por rruga normale, e cila është pa kthesa, vazhdon pak a shumë drejt në shpatin nga fundi i sistemit të teleferikut.

mount elbrus expedition

Rreziku më i madh gjatë ngjitjes për në malin Elbrus është moti, pasi stuhitë mund të ndodhin papritmas, duke sjellë mot jashtëzakonisht të ftohtë dhe me erë.

Për çdo ditë gjatë verës, shumë njerëz përpiqen të ngjitën në maje përmes kësaj rruge.

Gjatë viteve të Bashkimit Sovjetik, alpinizmi u bë një sport i popullarizuar dhe pati një fluks turistësh të jashtëzakonshëm në mal.

Që nga viti 1986, Elbrus është përfshirë në Parkun Kombëtar Prielbrusye, një nga zonat e mbrojtura të Rusisë.

Gara e parë në Elbrus u zhvillua në vitin 1990. Alpinistët sovjetikë garuan kundër alpinistëve amerikanë. Gara u fitua nga Anatoli Boukreev, me Kevin Cooney në të dytin, i ndjekur nga Patrick Healy. Rruga Priut 11 (4050 m) - Lindja (e ulët) e përfunduan për 1 orë e 47 minuta.

mali-Elbrus-2

Në vitin 1997 një ekip i udhëhequr nga alpinisti rus Alexander Abramov u ngjit me Land Rover i në majën e Lindjes, duke u futur në Librin e Rekordeve Guinness.

Kurse në vitin 2016, alpinistët rusë Artyom Kuimov dhe Sergey Baranov hynë në Librin Guinness të Rekordeve Botërore duke arritur në majën Elbrus me automjete.

Emri Elbrusis një metatezë e Alborz, i cili është edhe emri i një vargu të gjatë malor në veri të Iranit. Ai rrjedh nga Avestan Harā Bərəzaitī, i cili është një mal legjendar në mitologjinë Persiane.

Duhet theksuar se në malin më të lartë në Evropë është ngjitur edhe alpinistja kosovare Arinetë Mula, e cila ka arritur të shpalosë flamurin e Kosovës dhe atë kuqezi të Shqipërisë pavarësisht kushteve të vështira klimatike./Motilokal.com