Përmbytet Vlora

Përmbytet Vlora

Pas ditëve të nxehta që përfshinë vjeshtën, kanë filluar të bien edhe temperaturat dhe reshjet e shiut.

Si çdo herë që bie shi në Shqipëri e sidomos në stinën e vjeshtës shumë qytete po përmbyten. Këtë herë nga reshjet e mëdha është përmbytur qyteti i Vlorës.

Reshjet e rëna me intensitet të madh gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme kanë sjellë disa problematika në qytet.

Si pasojë, rruga në lagjen “28 Nëntori” ka patur probleme në qarkullim, po ashtu edhe në zonën e Skelës.

Sipas njoftimeve punonjësit e bashkisë dhe ujësjellësit-kanalizimeve po punojnë për normalizimin e situatës. /Motilokal.com