Pamje të tmerrshme, ja si ndotet ajri në Prishtinë

Pamje të tmerrshme, ja si ndotet ajri në Prishtinë

Djegia e barishteve të këqija në sezonin e vjeshtës është bërë një dukuri e shpeshtë tek qytetarët e Kosovës, sidomos në qytetin e Prishtinës që është me i mbipopulluari dhe ajrin me të ndotur.

Po thuajse çdo ditë ka raste të djegies se mbeturinave, hamulloreve apo barishteve të egra, të cilat po e ndotin mjedisin dhe ka ngjallur reagime si te qytetarët, ashtu edhe tek institucionet, këta të fundit edhe kanë bërë thirrje për mos djegie.

Edhe përkundër thirrjeve të institucioneve, ekspertëve mjedisor, atyre të sigurisë dhe të Institutit të Shëndetit, i njëjti fenomen po vazhdon, edhe atë midis kryeqytetit të Kosovës.

Në disa foto të publikuara shihet tymi si e ka mbuluar rrugën “C”, në Prishtinë nga djegia e mbeturinave dhe barishteve të egra.

Nga djegia e tyre përveç ndotjes së mjedisit rrezikohet edhe jeta e qytetarëve./Motilokal.com