Sulmohen dhe kërcënohen vullnetarët e peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve

Sulmohen dhe kërcënohen vullnetarët e peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve

Ka dy ditë që ka filluar nënshkrimi i peticionit me të cilin qytetarët e Kosovës kërkojnë nga institucionet më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga hidrocentralet e vogla.

Organizatat partnere të cilat kanë vendosur shtande në disa komuna të Kosovë, një e tillë është e vendosur edhe në qytetin e Prizrenit.

Por, këtu kjo ka gjetur edhe kundërshti pasi një person ka sulmuar dhe demoluar shtandin e vendosur.

Organizata “Ec ma ndryshe”, ka publikuar foto të demolimit dhe personit i cili i ka sulmuar.

“Sot vullnetaret e peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve janë sulmuar dhe kërcënuar me armë të ftohta në qytetin e Prizrenit. Personi i cili tashmë është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës ka demoluar shtandin e peticionit me shkop bejsbolli dhe ka kërcënuar dy vullnetaret me tone të ashpra duke fotografuar fytyrat e tyre, dhe duke vazhduar pastaj kërcënimin me anë të thikës”, thuhet në njoftimin e organizatës “Ec ma ndryshe”./Motilokal.com