Moti për këtë fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Moti për këtë fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Sistemi frontal që po kalon mbi rajon, ditëve në vijim do të sjellë mot më të ftohtë, kryesisht me vranësira vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Mirëpo, ditëve të fundjavës nga Mesdheu sërish do të fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që pritet të rrisin temperaturat pak mbi vlera mesatare.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë në mëngjes pothuajse i kthjellët, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 11 deri në 21 °C.

Ndërsa të shtunën mëngjesi do të jetë me vranësira, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 20 °C.

Moti për ditën e diele do të mbajë mëngjesi me vranësira, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 17 deri në 21 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugut.

Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi me vranësira, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 11 °C. Në mbrëmje do të fryjë erë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të lindje-verilindjes.

Të shtunën do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 8 deri në 16 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Mëngjesi i së dielës do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita me vranësira. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 14 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të juglindjes.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 14 °C.

Mëngjesi i së shtunës do të jetë me vranësira, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 11 deri në 16 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e diele do të mbajë në mëngjes pjesërisht me re, mesdita me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 11 deri në 17 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të verilindjes. /Motilokal.com