Fundjava me shi në Shqipëri

Fundjava me shi në Shqipëri

Dita e parë e muajit nëntor do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare këto më të përqendruara në zonat malore aty ku dhe do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e sotme do të mbajë në mëngjes pothuajse i kthjellët, mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 11 deri në 21 °C.

Ndërsa të shtunën mëngjesi do të jetë me e reshje të lehta shiu, ndërsa mesdita me vranësira, kurse mbrëmja me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 20 °C.

Moti për ditën e diele do të mbajë mëngjesi me pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat do të sillen prej 17 deri në 21 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugut. /Motilokal.com