Bora pranverore mbulon Dibrën

Bora pranverore mbulon Dibrën

Pranvera ka nisur me mot të ligë pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Rënia e temperaturave dhe reshjet e borës ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshje më mëdha të borës janë regjistruar në rrethin e Bulqizës dhe në zonat e thella të Dibrës. Në qytetin e Peshkopisë trashësia varion nga 10 cm deri në 20 në zona të thella.

Në Bulqizë trashësia është e njëjtë, por fryn erë e fortë dhe krijon grumbullime të borës në trupin e rrugës. Deri tani nuk ka probleme në rrugë, kështu aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalimi bëhet pa probleme .

Gjendja e rrugëve:

Rruga Peshkopi – Kukës kalimi pa probleme deri në Kalanë e Dodës më tej deri në Bushtricë të Kukësit kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Qafl Draj kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Ura e Çerenecit -Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Situata në zona të thella dhe rrugët rurale kalimi deri tani bëhet vetëm me zinxhirë. Nuk ka pasur probleme sa i përket furnizimit me ujë apo me energji elektrike. Nga informacionet që kemi nuk ka pasur thirrje për ndihmë apo emergjenca shëndetësore./Motilokal.com

May be an image of tree, snow and nature

May be an image of tree, snow, nature and road

May be an image of tree, nature and snow

May be an image of snow, tree and nature