Reshje bore në Kosovë, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Reshje bore në Kosovë, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë, për shkak të borës dhe ngricave.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftim.

Sipas parashikimit të Motilokal.com, reshjet e borës priten të jenë prezente edhe gjatë ditës së nesërme./Motilokal.com