Një pjesë e Shqipërisë po përjeton ditë dimri me reshje të mëdha bore dhe një pjesë tjetër me reshje shiu. Kjo situatë do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore. Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare.
Dita e hënë në vendin tonë parashikohet të jetë mot të vranët dhe reshje shiu. Ndërsa në disa zona me temperatura të ulëta dhe reshje bore. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 7 °C.
Mot pjesërisht me re pritet të mbajë ditën e martë, në zonat malore borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 11 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 5 deri në 11 °C./Motilokal.com


