Reshjet e dendura të borës që kanë nisur që nga dita e djeshme dhe gjatë natës pritet të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së hënë. Kështu që pranvera ka nisur me mot tipik dimëror, ku do të mbajë mot i ftohtë dhe temperatura të ulëta.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 0 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë, me vranësira e reshje të dobëta bore. Temperaturat do të luhatën prej -2 deri në 0 °C.
E mërkura do të mbajë me mot të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të sillen nga -5 deri në 2 °C./Motilokal.com


