Astrofotografi finlandez, JP Metsavainio, mori përsipër detyrën e madhe për krijimin e një mozaiku të Rrugës së Qumështit në vitin 2009. U deshën plotë dymbëdhjetë vjet për të realizuar të gjithë fotografinë, e cila është rreth 100,000 pikselë e gjerë dhe ka 234 panele mozaiku individualë, të bashkuara së bashku.
Ai, jo vetëm që arriti të kapte të gjithë galaktikën, por edhe 20 milionë yje brenda Rrugës së Qumështit.
“Fotografia astronomike është një nga format më të vështira të fotografisë natyrore”, tha Metsavainio, autori i imazhit. “Mozaiku i imazhit tim është përgjithësisht shumë i thellë, që do të thotë se tregon imazhe shumë të zbehta dhe formacione në re gazi, të galaktikës tonë Rruga e Qumështit”.
Secili imazh i mozaikut është një punim artistik më vete, i publikuar në llogarinë e Metsavainio. Ai thotë se një imazh i tillë nuk ka ekzistuar më parë, dhe kjo është arsyeja përse ai i ka kushtuar mijëra orë punë projektit të tij.
Ndërsa Metsavainio është një astrofotograf me profesion, ky projekt ishte shumë i dashur për të. E gjithë puna e mozaikut u bë në Photoshop.
“Unë mendoj se ky është imazhi i parë që tregon Rrugën e Qumështit në këtë rezolucion dhe thellësi në të tre kanalet me ngjyra,” tha ai për PetaPixel.
Kjo është një pamje e thelluar e Rrugës së Qumështit, për të cilën u deshën mbi 1.000 orë dhe 12 vjet për ta krijuar./Motilokal.com


