Policia e Shtetit apel vozitësve pas reshjeve të shiut e borës: Keni kujdes, përshtateni shpejtësinë

Policia e Shtetit apel vozitësve pas reshjeve të shiut e borës: Keni kujdes, përshtateni shpejtësinë

Policia e Shtetit njofton se nisur nga moti i keq në të gjithë vendin, me reshje shiu dhe dëbore. Përmes një kumtese Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin zinxhir në akset rrugore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës.

Në apel kërkohet që të gjithë shoferët të vendosin rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

“Mos qarkulloni pa kontrolluar  gjendjen teknike të mjetit, gjendjen dhe presionin e gomave përpara së të qarkulloni në rrugë me shi; ulni në maksimum shpejtësinë në rrugët ku ka prezencë të shtuar të ujit apo të borës në rrugë, rrisni ndjeshëm distancën e sigurisë midis mjeteve, nga 20% në 80%; dhe shmangni frenimin ose lëkundjen papritmas, por ngadalësoni gradualisht”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore ka rritur prezencën e shërbimeve  të saj në rrugë për ti ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti në nevojë. Drejtuesit e mjeteve të mos vijon lëvizjen në rast se hasin vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut, por të kontaktojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital për të marrë udhëzimet e nevojshme dhe për t’ju ardhur në ndihmë shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të autoriteteve të tjera shtetërore./Motilokal.com