Bora rrëzon pemët në Shkup, dëmtohen edhe veturat

Bora rrëzon pemët në Shkup, dëmtohen edhe veturat

Nga reshjet e mëdha të shiut e borës dhe erës së fortë, mbrëmë janë rrëzuar pemët në qytetin e Shkupit.

Nga NP “Parqe dhe gjelbërim” thonë se mbrëmë kanë vepruar në rreth 20 lokacione, ndërsa këtë mëngjes kishin edhe dhjetëra thirrje nga qytetarë.

“Bëhet fjalë për drunj të shëndetshëm, të cilët nuk janë në programin e heqjes për shkak të vjetërsisë ose sëmundjes. Të gjitha ekipet janë në teren dhe po intervenojnë. Ka edhe dëme, një pjesë e drunjve kanë rënë mbi automjete, por nuk ka asnjë qytetar të lënduar”, tha drejtori i NP” Parqe dhe Gjelbërimi”, Ardian Muça.

Nga Qyteti i Shkupit këtë mëngjes informuan se ekipet e shërbimit dimëror me 16 automjete kanë punuar tërë natën në terren dhe të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë nën kompetencën e tyre janë pastruar.

“Autobusët e qytetit të NQP-së lëvizin në të gjitha linjat dhe komunikacioni zhvillohet normalisht dhe pa asnjë ndërprerje. Gjatë ditës së sotme, ekipet e shërbimit dimëror do të vazhdojnë të punojnë në terren, kurse në të njëjtën kohë do të monitorojnë situatën dhe do të intervenojnë sipas nevojave në përputhje me kushtet në teren. Në proces është pastrimi i trotuareve”, thonë ata nga Qyteti i Shkupit./Motilokal.com

May be an image of sky, snow and tree

May be an image of outdoors and tree

May be an image of outdoors and tree

May be an image of tree and outdoors