Pas Leonardo DiCaprio-s, është aktori tjetër me famë nga Hollywood, Edward Norton, ai që ka kërkuar që ky lum të mbrohet.
Edward Norton përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit Vjosa.
“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow”, ka shkruar Norton./Motilokal.com


