Inteligjenca Artificiale njeh COVID-19 përmes zërit

Inteligjenca Artificiale njeh COVID-19 përmes zërit

Diagnostikimi i infeksioneve COVID-19 vjen falë Inteligjencës Artificiale (IA), sipas një sistemi të krijuar nga kompania ‘Neosperience’ me qendër në Milano.

Testi i ri diagnostikues është në gjendje të vlerësojë të dhëna të tilla si frekuenca e frymëmarrjes, stresi gjatë një bisede dhe kollitja e pacientëve, duke dhënë një kontribut vendimtar në diagnozën e infeksioneve COVID-19.

Analizimi i një audio grafie që përmban një bisedë të shkurtër, ose disa kollitje, sistemi është në fakt në gjendje të identifikojë njerëzit që kanë tingujt karakteristikë të infeksionit.

Siç shpjegon kompania në një shënim, bëhet fjalë për vlerësimin e sinjaleve fiziologjike të regjistruara tradicionalisht me auskultim manual përmes sistemeve teknologjike të Inteligjencës Artificiale, përpunimin e tyre përmes përdorimit të pajisjeve personale individuale (smartphone, tabletë dhe kompjuterë) dhe bërjen e mundshme automatike të përpunimit të tyre.

"Ky është vetëm fillimi i një projekti që ka një potencial të jashtëzakonshëm sepse përpunimi i këtyre të dhënave mund të përdoret në mënyrë efektive si sinjale para-shqyrtimit", nënvizojnë Alessandro Nizardo Chailly dhe Giuseppe Andreoni./ANSA/Motilokal.com