Ngrohja globale mund të jetë duke i shkrirë akullnajat, por a nuk mundem që thjesht t’i shmangemi rritjes së nivelit të deteve dhe të kalojmë në kodra?
Shkrirja e akujve polar shpesh është portretizuar si një Armagedon që shkakton cunami në kulturën popullore. Në filmin e viti 2004 “The Day After Tomorrow” (Një ditë pas së nesërmes), rrymat e ngrohta të Gjirit dhe Atlantikut të Veriut shkaktojnë shkrirjen e shpejtë polare. Rezultati është një mur i madh i ujit të oqeanit që e mbush qytetin e New Yorkut e më gjerë, duke lënë me miliona të vdekur. Dhe sikurse vorbulla e fundit polare në Hemisferën Veriore, ajri i ngrirë më pastaj vjen nga polet për ta nxitur një tjetër epokë të akullnajave.
Premisa natyrisht se është qesharake. Apo jo? Tërheqja e shpejtë e shtresave të akullta në Alaskë më 2015 në fakt e shkaktoi një rrëshqitje të madhe të tokës dhe një cunami të madh që ishte afro 200 metra i lartë e që e goditi bregun. Shumë njerëz e ditën këtë apo u merakosën për shkak se fatmirësisht ndodhi në fund të Tokës, kur askush nuk ishte duke jetuar.
Shumëkush mund të besojë se nuk do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë nga thyerja e biliarda tonëve të akullit shkaku i ngrohjes globale. Ne mendojmë se nëse nuk jetojmë në një ishull të vogël në Oqeanin Paqësor apo nuk kemi shtëpi në plazh, atëherë nuk është problemi ynë.
Apo është ajo?
Është e komplikuar.
Ndërsa është e vërtetë që akullnajat, mbulesat e akullta dhe shtresat e akullit që e përthekojnë 10-përqindëshin e Tokës, janë në mesin e një asgjëkundit, shkatërrimi i tyre i shpejtë ka efekt shpërndarës.
Mendoni se si i gjithë uji i freskët shtesë në oqean është duke i ulur nivelet e kripës. Dhe se si kjo gjë përzihet me baraspeshën e Rrymës së Golfit, një nga rrymat oqeanike më të rëndësishme në botë. Kjo mund të sjellë klimë të jashtëzakonshme. Pra, shkalla e shkatërrimit të shtresës së akullit është rritur në afër 60 për qind që nga vitet ’90. Kjo ka vlerën e një humbjeje 28-biliardëshe të akullit mes viteve 1994 dhe 2017. Shtresa epike e Antarktidës, më e madhja në botë, ka pësuar gjysmën e kësaj humbjeje.
Një pjesë e akullit të Antarktikut më e madhe se shumica e qyteteve evropiane u këput në shkurt
Përmbytjet e papritura në 'The Day After Tomorrow' nuk do të ndodhin shpejt, por kërcënimi mund të jetë më i madh në 2100
Në rregull, kjo tingëllon si shumë - po çfarë?
Përsëri, është efekti domino që është shqetësues. Me rritjen e temperaturave dy herë më shpejt në Arktik - kondicioneri i botës - se kudo tjetër në planet, nxehtësia nuk po shkrin akullin. Po ashtu dobëson rrymat atmosferike të ajrit të njohura si rryma e avionëve. Me fjalë të tjera, më shumë lajme të këqija për motin.
Vorbullat polare që kanë qenë duke e ngrirë Evropën dhe Amerikën Veriore gjatë viteve të fundit janë të lidhura me një rrymë të dobët polare – një skenar që e nxiti epokën e papritshme të akullnajave në filmin “The Day After Tomorrow”.
I ftohti mund të jetë i mirëpritur ndërsa planeti po nxehet, por ka diçka: Edhe rajonet e Arktikut po nxehen. Që do të thotë se akulli që supozohet se reflekton energjinë e diellit larg Tokës nuk është më aq sa duhet, që e lejon detin që ta thithë këtë nxehtësi.
Nuk është për t'u habitur atëherë që në vitin 2018, shtresa e akullit dimëror në Detin Bering në kufi me Alaskën ishte në nivelet e saj më të ulëta në mbi 5000 vjet.
Habitatet e peshqve, zogjve të detit dhe arushave polare janë duke u zhdukur së bashku me akullin. Edhe shtëpitë e komuniteteve indigjene janë duke u rrënuar në det për shkak të mungesës së akullit. Disa shkencëtarë kanë parashikuar se nga fundi i shekullit, 40 për qind të rajoneve të ftohta do të zhduken, që do të thotë se nuk do të mbajnë më të ftohtë, por do të lirojnë dyoksid të karbonit – dhe jemi duke folur për më shumë se që ka tani në atmosferë. Kjo gjë do të sjellë ngritje të niveleve të detit.
Sa shumë mund të rriten nivelet e detit?
Pra, le të fillojmë me skenarin më të keq - dhe mos harroni fajtori këtu do të ishin shtresat e akullit dhe akullnajat në tokë.
Nëse shtresa e akullit të Antarktikut, që tërhiqet shpejt, më e madhja në botë, shkrihet plotësisht, oqeanet e botës do të rriteshin për rreth 60 metra. Ky do të ishte Armagedon dhe Londra, Venecia, Mumbai dhe New Yorku do të bëheshin akuariume. Por, mos bëni panik.
Kjo gjë nuk do të ndodhë në një kohë të afërt. Por nëse emetimet nuk ulen mjaftueshëm për ta zvogëluar ndryshimin klimatik, disa studiues rikujtojnë se oqeanet do të rriten definitivisht për të paktën 2 metra nga fundi i shekullit. Dhe kjo mjafton për t’i përmbytur disa qindra milionë njerëz që jetojnë nën 5 metra mbi nivelin e detit.
Rreth 350 milionë njerëz të tjerë që jetojnë më lart do të duhet të zhvendosen për t’u ikur përmbytjeve
A nuk mund të lëvizin njerëzit?
Ndoshta, por nuk do të ishte fundi i saj. Akullnajat malore të botës, të cilat numërojnë afërsisht 200,000, po shkrihen shumë më shpejt sesa është menduar. Problemi është, megjithëse ato mbulojnë vetëm më pak se 0.5% të tokës tokësore, këto akullnaja sigurojnë ujë të freskët për rreth një të katërtën e popullsisë së botës.
Akullnajat gjithashtu ushqejnë lumenjtë që ujisin të mbjellat nga të cilat qindra miliona njerëz në të gjithë Azinë, Amerikën e Jugut dhe Evropën varen për mbijetesën e tyre. Pra, pa to, shumë njerëz do të vuajnë nga etja dhe uria. Shkencëtarët thonë se tërheqja e akullnajave ka vënë gati 2 miliardë njerëz në rrezik të mungesës së ujit.
Ndërkohë, Alpet Evropiane që furnizojnë me ujë të freskët të gjithë rajonin janë tkurrur me rreth gjysmën që nga viti 1900 dhe do të jenë pothuajse pa akull deri në fund të shekullit nëse nuk bëhet asgjë më shumë për të frenuar ngrohjen.
Akullnajat janë të rëndësishme për ciklet botërore të ujit. Akullnaja Vatnajokull e Islandës (shihet këtu) mbulon rreth 8% të ishullit
Në rregull, a ka ndonjë gjë që mund të bëjmë?
Mënyra më e mirë për të zbutur shkrirjen është të ndaloni ndotjen e atmosferës me karbon që nxit ngrohjen globale.
Sigurisht se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Edhe nëse njerëzit e ndalojnë përdorimin e karburanteve fosile nesër, një të tretat e akullnajave që ekzistojnë tani do të shkriheshin.
Për ta ruajtur sasinë e akullit të vlefshëm polar duhet t’i shmangemi rritjes së temperaturës mbi 3 gradë celsius, që Kombet e Bashkuara thonë se është e pashmangshme, nëse qeveritë nuk i arrijnë caqet klimatike që i kanë vendosur.
Nëse bota mund të dekarbonizohet deri në vitin 2050, është e mundur që të mbahet rreth një e treta e akullnajave të tanishme deri në fund të shekullit. Për ta arritur këtë gjë duhet që qeveritë të veprojnë dhe të ekzistojë zotimi radikal për ta ulur karbonin.
E ardhmja mbetet e pasigurt. Por ka të ngjarë që nëse shkrirja nuk ngadalësohet së shpejti, skenarët e filmave të katastrofave mund të mos duken aq qesharak për brezat e ardhshëm./Motilokal.com


