Një tren që mund të udhëtojë me shpejtësi prej 1000 kilometra në orë. Ky është projekti ambicioz i kompanisë spanjolle Zeleros, e cila ka prezantuar “trenin e së ardhmes”.
David Pistoni, themelues dhe drejtor i kompanisë, thotë se ky tren do të ketë zero ndotje për ambientin, pasi bëhet fjalë për një mjet transporti totalisht elektrik.
“Avancimet e mëdha teknologjike të viteve të fundit kanë lejuar që të bëhet realitet një projekt për të cilin ka 200 vite që flitet”, deklaroi Pistoni./Motilokal.com