Pas shirave të mëdha që goditën Australinë Veriore për gati një javë, pamjet mahnitëse kanë dalë në shkëmbinjtë e “Qendrës së Kuqe”.
Videot dhe fotot tregojnë ku uji zbret poshtë përmes shkëmbinjve të ndritshëm si të ishte ujëvarë.
Zona është zakonisht e thatë dhe pas reshjeve të shiut, ka marrë pamje piktoreske.
"Unë kam jetuar dhe punuar në Uluru për 4 vjet dhe kurrë nuk kam parë ujëvara dhe shi si tani", i tha CNN Stacey MacGregor, i cili punon për një kompani lokale.
Kjo është një nga ngjarjet më të rralla në Australi, duke qenë se reshjet e shiut janë të pakta. Pas shiut të madh, qeveria australiane shpalli katastrofën natyrore, sepse u shkaktuan përmbytje dhe mijëra njerëz u detyruan të evakuohen./Motilokal.com