Pranvera, stina më e mirë për aktivitete fizike

Pranvera, stina më e mirë për aktivitete fizike

Kur natyra është e mbushur me aromë lulesh shpeshherë qëndrimi në një ambient të mbyllur bëhet monoton. Aktiviteti fizik në stinën e pranverës mund të sjell të mira që mund të përfitojmë prej natyrës. Të stërvitesh në natyrë do të thotë të bësh një terapi për trupin brenda edhe jashtë. Prandaj ku ka më bukur se në këtë stinë të dilni nga muret e palestrave edhe të shijoni natyrën duke u stërvitur edhe duke krijuar një rutinë në natyrë.

Sipas disa studimeve, pranvera është periudha më e mirë për t’u kujdesur për format trupore, pasi ushtrimet fizike në këtë kohë janë më efikase.

Megjithatë, ekspertët sugjerojnë që aktiviteti fizik të zhvillohet në ambient të jashtëm, pasi ka një efikasitet edhe më të madh.

Kjo pasi ajri i pastër, rrezet e lehta të diellit, ambientet e gjelbëruara dhe faktorë të tjerë, që lidhen me stinën e pranverës, i shtojnë edhe më shumë efekte pozitive ushtrimeve fizike.

Ecja në natyrë

Përpos palestrës, është e këshillueshme që çdo ditë të bëhet një ecje e lirë apo vrap në natyrë. Gjithashtu është mirë të praktikohen edhe lëvizje të ndryshme aerobike, step etj.

Ushtrimet kardiovaskulare janë të praktikueshme në këtë sezon stinor. Përmes forcimit të zemrës arrihet edhe rënia e peshës, çka është e rëndësishme dhe e këshillueshme për aspektin mjekësor të individit.

Stërvitja e forcës janë ushtrime që praktikohen edhe nga meshkujt edhe nga femrat. Për të përftuar forma fizike më të bukura dhe për të forcuar muskujt, përmes veglave sportive realizohen të tilla ushtrime që japin rezultat të dukshëm në trupin e çdokujt./Motilokal.com