Ky është një moment vërtetë i tmerrshëm, ku një aeroplan me 140 pasagjerë u godit nga rrufeja ndërsa po përgatitej për t’u ulur.
Aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi dhe po vinte për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.
Pamjet dramatike të kapura nga kabina e pilotit tregojnë një rrufe të fuqishme që godet hundën e aeroplanit ndërsa pilotët lundrojnë në një stuhi të rëndë.
Të dy pilotët qëndruan të qetë dhe vazhduan fluturimin. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë të lënduar, pilotët janë kujdesur për zbritjen e pasagjerëve të frikësuar./Motilokal.com