Lumi i fshatit Mramor të Prishtinës i pushtuar nga bërllogu [Foto]

Lumi i fshatit Mramor të Prishtinës i pushtuar nga bërllogu [Foto]

Gjendja e lumenjve në Kosovë po vazhdon të jetë mjaftë shqetësuese në tërë territorin e vendit. Pothuajse të gjithë shtretërit e lumenjve në Kosovë janë të pushtuar nga mbeturinat. Vërtetë gjendja e tyre është alarmante teksa në të dy anët lumenjve janë të “dekoruar” me mbeturina.

Hiq më mirë nuk është as lumi i fshatit Mramor të Prishtinës, i cili është i mbuluar me shishe plastike e mbeturina të ndryshme që janë grumbulluar vazhdimisht që janë hedhur nga qytetarët e pandërgjegjshëm, shtoja kësaj edhe vërshimet pas reshjeve të mëdha që vazhdimisht sjellin mbeturina.

E këto pamje të tmerrshme i shohin çdo ditë banorët e kësaj ane, përderisa mund të kundërmon edhe erë e rëndë.

Motilokal.com ju sjellë pamje të tmerrshme të lumit në fshatin Mramor të Prishtinës, i mbuluar nga bërllogu./Motilokal.com