Shkëputja e një pjese të akullnajës së Nanda Devi nuk ishte një episod i vetëm, por mund të përsëritet shumë herë, thonë shkencëtarët. Ata theksojnë se akullnajat në Himalaje do të tkurren me një të tretën para vitit 2100.
Orteku gjigant i ujit, baltës dhe mbeturinave që shkatërroi fshatin Reni dhe një luginë të tërë në zonën e Himalajeve ishte vetëm një sinjal i asaj që banorët e tokave të larta të malit më të lartë në botë e vërejnë prej disa kohësh: klima e habitatit të tyre po ndryshon në mënyrë dramatike dhe ngrohja globale po shkrin akullnajat, po i bën rajone të tëra të pasigurta tashmë e po vendos në rrezik mbi një miliard e gjysmë persona. Ndryshimi i klimës rrit dëmet e krijuara nga aktivitetet njerëzore.
"Temperaturat në zonat e majave më të larta në tokë janë rritur mesatarisht më shumë se në vargmalet e tjera", tha Financial Times Maharaj Pandit, profesor i studimeve mjedisore në Universitetin e New Delhi.
Ai tha se më shumë se 200 njerëz kanë vdekur dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të trupave në baltë në katastrofën e Renit; brenda pak minutash dy diga u shkatërruan si të ishin prej kartoni, e bashkë me to, edhe impiantet e tyre hidroelektrike.
Ky skenar rrezikon të përsëritet përgjatë 2500 kilometra vargmalesh, akullnajash, pllajash e luginash, duke nisur nga province kineze e Yunnanit e der në Pakistanin lindor, që formojnë rajonin Himalaya-Karakorum, ku përfshihen dy majat më të larta të planetit, Everest e K2./Motilokal.com