NASA me detaje interesante për misionin e radhës në Hënë

NASA me detaje interesante për misionin e radhës në Hënë

Misioni i radhës i astronautëve të NASA-s në Hënë, ku do të qëndrojnë për dy javë është parashikuar për në vitin 2024.

Duke folur në një konferencë në Washington DC shkencëtarët e NASA-s, John Connolly dhe Niki Werkheiser zbuluan detaje të reja në lidhje me dy misionet në hënë, Artemis, të planifikuar për vitin 2024 dhe një mision të ri dyjavor që do të ndodhte brenda dekadës së ardhshme.

Deri në katër astronautë mund të qëndrojnë gjatë 14 ditëve në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030, në mënyrë që të vendosnin themelet që njerëzit të jetojnë në Hënë.

Duke folur në konferencë Connolly tha: “Ne do të kemi një program shkencor shumë të fortë që nga fillimi.”

Astronautët e ekuipazhit Artemis do të përqendrohet në polin e jugut, ku mund të gjejnë edhe akullin e ujin në hënë i cili do të merret më pas për t’u studiuar. /Motilokal.com