Momente të jashtëzakonshëm janë kapur, teksa një krokodil gjigant që ngrihej në sipërfaqe për të gëlltitur një peshkaqen të vogël në një grykëderdhje lumi në lindje të Australisë.
Shkencëtari dhe fotografi hulumtues Mark Ziembicki, dokumentoi momentin e rrallë gjatë një vizite të fundit në bregun lindor të Australisë.
"Ndërsa ishim duke shkrepur fotografi të një krokodili tjetër, u bë një trazirë rreth njëqind metra larg", tha Ziembicki.
'Një banor lokal i zonës i cili ishte gjithashtu atje, bërtiti tha se ishte duke ngrënë një peshkaqen.
'Ne u kthyem për të parë peshkaqenin që po përplaset në gojën e krokodilit'.
Krokodilët kanë kafshimin më të fortë në botën e kafshëve, mesatarisht tetë herë më të fortë se kafshimi i një peshkaqeni të bardhë./Motilokal.com