Tërmet më magnitudë 5.4 në detin Adriatik

Tërmet më magnitudë 5.4 në detin Adriatik

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në detin Adriatik.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, bëhet me dije se epiqendra ka qenë jo shumë larg nga qyteti i Barit.

Epiqendra ndodhet rreth 68 kilometra në veriperëndim të Viestes në Itali dhe 119 kilometra në jug të Kroacisë. Pak minuta pas tërmetit të parë në Detin Adriatik, u shënua lëkundja e dytë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, po në brigjet italiane.

Ende nuk ka asnjë informacion paraprak për dëme, ndërkohë që thellësia prej 68 kilometrash mund të ketë ulur disi ndjeshmërinë efektive te popullsia që banon në afërsi./Motilokal.com