Alpinistja Arineta Mula fituese e maratonës në vrapimin malor në Vodno – Matka të Maqedonisë

Alpinistja Arineta Mula fituese e maratonës në vrapimin malor në Vodno – Matka të Maqedonisë

Në Vodno-Matka të Maqedonisë Veriore, sot është mbajtur maratona malore e gjatë 42 kilometra me 3100 metra ngjitje.

Fituese e kësaj gare ka dalë alpinistja nga Kosova, Arineta Mula, e cila përveç bjeshkatarisë, njihet edhe si vrapuese.

Arineta ka lënë mbrapa garueset nga Maqedonia e Veriut, Katerina Shipovikj dhe Maja Boshkoska.

Përveç Arinetës në këtë maratonë kanë marrë pjesë edhe garues tjerë nga Kosova./Motilokal.com