Mot pranveror në Kosovë

Mot pranveror në Kosovë

Kosova në këtë fillim jave do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit, ku do të ketë kthjellime, diell dhe vranësira.

E hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 11 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 11 °C.

E mërkura do të mbajë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 13 °C./Motilokal.com