Fundjava në Rugovë dhe Brezovicë – njihuni së pari me motin

Fundjava në Rugovë dhe Brezovicë – njihuni së pari me motin

Pas një jave të lodhshme me aktivitete dhe angazhime në punë, fundjava është më se e mirëpritur për të gjithë, për ta kaluar në bjeshkët e Kosovës.

Në stinë e vjeshtës vendi për ta kaluar fundjavën mbetet natyra. Freskia, aroma që sjellin bjeshkët e Rugovës apo malet e Sharrit siç janë Brezovica, Prevalla dhe Brodi.

Nëse vërtet keni planifikuar të kaloni fundjavë në vendet malore si Brezovicë, Prevallë, Rugovë e shumë vende të tjera në Kosovë. Mos hezitoni klikoni motilokal.com dhe mësoni si është moti.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë, mëngjesi pjesërisht me re, mesdita me vranësira në mbrëmë me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 5 deri në 12 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të jugperëndim.

E diela do të jetë me mot me shi. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 11 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të jugut.

Ndërsa në Brezovicë të shtunën do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 14 °C.

Mëngjesi i ditës së diele do të jetë me mot pjesërisht me re, kurse mesdita me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 8 deri në 15 °C. /Motilokal.com