Turqia mbi mesataren botërore të prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe dielli

Turqia mbi mesataren botërore të prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe dielli

Turqia tejkaloi mesataren botërore të prodhimit të energjisë elektrike nga era dhe dielli në vitin 2020, sipas të dhënave të raportit “Ember”, një think-tank i pavarur i përqendruar në energji dhe klimë me seli në Londër i titulluar “Global Electricity Outlook 2021”. Kërkesa e Turqisë për energji elektrike ishte 301,5 teravat orë vitin e kaluar që është 0.6 për qind më shumë se një vit më parë.

Turqia gjeneroi 12% të energjisë së saj nga era dhe dielli në vitin 2020 në krahasim me mesataren botërore prej 9.4%.

Prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike të Turqisë në vitin 2020 u regjistrua si 302 teravat orë.

Gjatë kësaj periudhe, 43 për qind e prodhimit të energjisë elektrike në Turqi erdhi nga burime të ripërtëritshme të energjisë, ndërsa 57 për qind erdhën nga burime të tjera, veçanërisht qymyri dhe gazi natyror.

Midis burimeve të ripërtëritshme të energjisë, era dhe dielli përbënin 12 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Turqi.

Me këtë ritëm, Turqia tejkaloi mesataren botërore prej 9,4 për qind në prodhimin e energjisë elektrike nga era dhe dielli.

Turqia renditet përpara vendeve të G20 (Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Britania, Italia, Japonia, Kanada, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Turqia dhe Komisioni Evropian) si vendi i 5-të që prodhon më shumë energji elektrike nga era dhe dielli, përpara vendeve të tilla si Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Brazili.

Vitin e kaluar, energjia elektrike nga era dhe energjia diellore në Turqi u rrit me 15 për qind (5 teravat orë) krahasuar me një vit më parë.

Kapaciteti total i erës dhe diellit gjithashtu u rrit me rreth 2.000 megavat dhe arriti në 16.000 megavat./Motilokal.com