
Ka dështuar testi më i fundit i anijes kozmike Starship i prodhuar nga kompania amerikane Space X.
Anija e tipit SN11 u lëshua 10 kilometra në ajër në strukturën e testimit SpaceX në Boca Chica, Teksas gjatë ditës së sotme.
Dy minuta pas fluturimit, u dogj një nga motorët dhe anija u mbajt vetëm në dy të tjerët. Por rreth një minutë e gjysmë më vonë, u fik edhe një motor tjetër dhe anija mbeti në ajër vetëm me një prej motorëve raptor.
Pasi arriti në pikën e saj më të lartë, anija kozmike rreth 50 metra e gjatë u rrotullua 90 gradë dhe u rrëzua në tokë. Pasi ra në tokë, anija që kushton miliona dollarë nuk i ndezi motorët për një kohë të gjatë.
Rrëzimi nuk u kap në kamera, por duket qartë ambienti i mbuluar nga tymi i shkaktuar nga rrëzimi i anijes kozmike./Motilokal.com