
Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka sjellë sërish në vëmendjen çështjen e parkut kombëtar për Vjosën.
Përmes një postimi në Instagram, DiCaprio shkruan se Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë, dhe është me rëndësi jetësore për më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla.
Këtë herë DiCaprio u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e këtij lumi për t’u shndërruar në park ndërkombëtar.
“Javën e kaluar, në #DitënBotëroretëUjit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin #Parkun Ndërkombëtar të Vjosës.
Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi tek deti Adriatik. Lumi është jetësor, i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturalisht i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit.
Shpërndajeni këtë Video dhe kërkoni nga @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar DiCaprio në instagram./Motilokal.com