Kryeqyteti kinez u godit përsëri nga një stuhi rëre. Kjo rezultoi në foto me një diell të kaltër.
Qiell i verdhë, diell i kaltër: për herë të dytë në një kohë të shkurtër, Pekini u zhyt në një atmosferë apokaliptike, shkruajnë mediat vendase.
Stuhia e rërës e së dielës ngriti shkallën e ndotjes së ajrit në 500 – që është dhe maksimumi.
Administrata Meteorologjike e Kinës lëshoi një alarm të verdhë të premten përpara stuhisë, e cila u përhap nga Mongolia në provincat veriore të Kinës duke përfshirë Mongolinë e Brendshme, Shanxi, Liaoning dhe Hebei. Administrata gjithashtu këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur. Sidoqoftë, disa prej tyre guxuan të dilnin jashtë dhe bënë foto mbresëlënëse të spektaklit të motit.
Stuhia e pluhurit shkaktoi vonesa dhe anulimet e fluturimeve në Kinën veriore dhe në Mongoli e Brendshme, rreth 60% e fluturimeve u anuluan në Aeroportin Chifeng dhe 50% u anuluan në Aeroportin Baotou të dielën.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha se një pranverë relativisht e ngrohtë dhe shiu i zvogëluar në Mongoli po kontribuojnë në stuhitë e fundit të pluhurit./Motilokal.com


