SHBA dhe Kina takohen për planetin Mars, frikë nga përplasja e sondave të tyre

SHBA dhe Kina takohen për planetin Mars, frikë nga përplasja e sondave të tyre

Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kina si rrallëherë janë ulur së bashku për të biseduar rreth hapësirës nga frika e përplasjes në Mars. Bisedimet kishin të bënin me sigurinë e sondave të tyre në planetin Mars.

Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), në një deklaratë të shkurtër bëri të ditur se ka mbajtur takime dhe komunikime të nivelit të punës që nga muaji janar deri ne muajin mars 2021, me Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA).

Kina njoftoi se takimet kishin të bënin me “shkëmbimin e të dhënave për të siguruar fluturimet e sondave në Mars.”

SHBA dhe Kina aktualisht kanë misionet e tyre në Mars. Ndërsa Rover Perseverance i NASA-s zbarkoi në shkurt të këtij viti dhe ka filluar eksplorimin.

Ndërsa Tianwen-1 i Kinës po përgatitet për një ulje në planet në muajin maj ose qershor.

Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe po orbitojnë Marsin por nuk do të përpiqen të zbarkojnë./Motilokal.com