Një luan i vendosur për të ngrënë një derr të egër, është kapur nga kamera duke gërmuar për shtatë orë në baltë për të nxjerrë prenë e tij që fshihej në strofkën e tij.
Fotografitë e pabesueshme tregojnë luanin mashkull afrikan, të mbuluar në baltë tregonin gërrmimin e tij të pazakontë për të kapur derrin 75 kilogramësh.
Pas përpjekjes së guximshme derrkuci tenton të largohet nga predatori por luani është i vendosur që të mos lërë punën e tij të lodhshme të shkojë kot, duke e vrarë kafshën me një kafshim në qafë.
Keniani Suhaib Alvi, 24 vjeç, kapi pamjet në Parkun Ndërkombëtar Maasai Mara.
Derrat e egër shpesh vjedhin strofka nga kafshët e tjera më të vogla e tjera brejtëse për të mos humbur kohë duke gërmuar vetë.
Ata i përdorin ato si vendstrehim i sigurt për natën, si dhe për të mbrojtur të vegjlit e tyre nga predatorët.
Normalisht më të vegjlit lejohen të hyjnë në vrimë të parët, ndërsa nëna derrkuce hyn e fundit për të pasur mundësi të dalë në mbrojtje ndaj grabitqarëve./Motilokal.com








