Tri tërmete dridhin Korçën

Tri tërmete dridhin Korçën

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga tërmetet, pas tri tërmeteve që goditën ditën e djeshme qytetin e Korçës, edhe tri dridhje të reja janë regjistruar në mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, rreth orës 19:29 është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7 ballë shkallës së rihterit, ndërsa tërmeti i dyti u regjistrua dy minuta me vonë në ora 19:31 me magnitudë 2.6 dhe tërmeti i treti është regjistrua në ora 20.20 me magnitudë 2.0. 

Epiqendra ishte 128 kilometra në juglindje të Tiranës dhe 15 kilometra në jug të Korçës. /Motilokal.com