Bien rezervat e naftës në SHBA

Bien rezervat e naftës në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë njoftuar se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar kanë rënë në 900 mijë fuçi javën e kaluar krahasuar me javën paraprake.

Sipas Administratës së Informacionit të Energjisë së SHBA-së (EIA) rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend ranë me 900 mijë fuçi (0.2 për qind) javën e kaluar afërsisht në 501 milionë e 800 mijë fuçi. Pritja e tregut ishte që rezervat do të rriteshin me afërsisht 400 mijë fuçi.

Në njoftimi e EIA-së thuhet se rezervat strategjike të naftës bruto, të cilat nuk janë përfshirë në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbetën të qëndrueshme në nivelin e 637 milionë e 800 mijë fuçi.

Në periudhën e përmendur, rezervat e benzinës në SHBA u ulën me 1.7 milionë fuçi në 230 milionë e 500 mijë fuçi.

Ndërsa në anën tjetër importet e naftës bruto në SHBA u rritën me një mesatare prej 523 mijë fuçi në ditë krahasuar me javën e kaluar dhe arriti 6 milionë e 145 mijë fuçi, kurse eksportet e naftës u rritën me një mesatare prej 693 mijë fuçi në ditë në 3 milionë e 174 mijë fuçi.

Prodhimi ditor i naftës bruto të vendit u rrit me 90 mijë fuçi mes 20-26 mars afërsisht në 11 milionë e 545 mijë fuçi.

Sipas Raportit Afatshkurtër të Energjisë të EIA-s mars 2021, prodhimi mesatar ditor i naftës bruto në SHBA pritet të jetë 11 milionë e 100 mijë fuçi këtë vit dhe 12 milionë fuçi vitin e ardhshëm./AA/Motilokal.com