Diell, vranësira dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Diell, vranësira dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shqipëria përgjatë kësaj fundjave parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot diell, vranësira e reshje shiu.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët e me diell, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 19 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell gjatë paradites, ndërkaq pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C.

Mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu do të mbajë përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 12 °C./Motilokal.com