7 Prill - Dita Botërore e Shëndetit

7 Prill - Dita Botërore e Shëndetit

Sot në mbarë globesh shënohet Dita Botërore e Shëndetit, nën temën "Le të ndërtojmë një botë më të drejtë e më të shëndetshme". Me këtë rast, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën thirrje për veprim urgjent për të eleminuar pabarazitë shëndetësore dhe për të mobilizuar veprime për të arritur shëndet më të mirë për të gjithë dhe për të mos lënë askënd pas.

Pabarazitë kanë ekzistuar gjithmonë. Pavarësisht nga përmirësimet në rezultatet e shëndetit globalisht, këto përfitime nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë në vende ose komunitete të ndryshme.

Pandemia COVID-19 ka sjellë pasoja të rënda për njerëzit që tashmë përjetojnë pabarazi. Pandemia ka ndikuar në mënyrë disproporcionale në ata njerëz tashmë të pafavorshëm në aspektin social, ekonomik ose gjeografik, dhe provat tregojnë një prirje të përkeqësimit të pabarazive dhe pabarazisë në të gjithë rajonin.

Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit më 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror./Motilokal.com