Kukësi pushtohet sërish nga bora dhe erëra të forta

Kukësi pushtohet sërish nga bora dhe erëra të forta

Jemi në stinën e pranverës, lulet sapo kanë filluar të shpërthejnë së lulëzuari, por ato sot janë mbuluar me fjollat e borës.

Sot verilindja e Shqipërisë është mbuluar me petkun e bardhë të borës. Reshjet e borës janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erëra të forta. Borë ka rënë edhe në zonat e thella malore të cilat janë nën pushtetin e saj prej ditësh, që pas reshjeve që ranë tri ditë më parë.

Reshjet e borës në këtë stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve, sjellin dëme në bujqësi dhe pemëtari. Për shkak të situatës me reshje deri më tani nuk raportohen problematika të qarkullimit apo furnizimit me energji elektrike./Motilokal.com