Moti në Kosovë me shi dhe erëra

Moti në Kosovë me shi dhe erëra

Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Dita e sotme vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje lokale shiu.

Moti sot në Kosovë do të jetë mëngjesi me shi, ndërsa mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 15 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 7 m/s në drejtim të jug-juglindjes.

Të martën mëngjesi do të jetë i kthjellët, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 9 deri në 18 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Mëngjesi i së mërkurës do të jetë pjesërisht me re, kurse mesdita me vranësira, ndërsa mbrëmja me shi. Temperaturat do të luhaten nga 11 deri në 20 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 4 m/s në drejtim të juglindjes. /Motilokal.com