Policia e Kosovës apelon shoferët që të pajisën me goma të dimrit nga 15 nëntori

Policia e Kosovës apelon shoferët që të pajisën me goma të dimrit nga 15 nëntori

Stina e dimrit po vjen, mos pritni datën zyrtare 15 nëntorin për t’i ndërruar gomat e verës me ato të dimrit derisa në një mëngjes mund ta shihni asfaltin me akull, apo oborrin e mbuluar me borë.

Ndonëse ligji i Kosovës për rregullat e trafikut rrugor parasheh ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë thonë se posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një frenim dhe mbajtje më të mirë.

Për të qenë sa më të sigurt ju dhe personat që bartni në makinë, vendosni goma të cilat i përshtaten veturës suaj, duhet të keni parasysh: gomat e dimrit duhet të vendosen që të katërtat për të pasur një kontroll dhe stabilitet më të mirë të veturës, nëse ju i vendosni vetëm dy gomat e para apo dy gomat pas, ju do ta rrezikoni jetën tuaj të personave që udhëtoni me ta por edhe jetën e të tjerëve.

Për ketë Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka apeluar shoferët që të nisin përgatitjen e mjeteve dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror. /Motilokal.com