Stuhia Amelie godet Francën, Spanjën dhe Italinë

Stuhia Amelie godet Francën, Spanjën dhe Italinë

Stuhia Amelie është zhvendosur në brigjet e Atlantikut, duke goditur Francën, pjesën veriore të Spanjës dhe Italisë. Kjo është stuhia e parë e vjeshtës për vitin 2019. Erërat e forta rrëzuan pemë që bllokuan rrugët. Shiu i rrëmbyeshëm ngriti nivelin e ujit që përmbyti qytete të tëra dhe 140000 shtëpi në Francën Jug-Perëndimore kanë mbetur pa energji elektrike.

Në vendin bask, erërat e forta arritën shpejtësinë 100 km / orë, duke lënë pas edhe një viktimë. Një grua në Majorca humbi jetën pasi u godit nga një palmë.

Në Itali një numër i familjeve u evakuuan nga fshati Sesta Godano për shkak të shiut të fortë dhe përmbytjes së Vara-s. Një rrugë kryesore dhe shtëpi të ndryshme u regjistruan gjithashtu me ujë. Paralajmërime për përmbytje dhe mot të paqendrushë akoma ekzistojnë atje.

Kryetari i qytetit tha që përmbytja ishte më e madhja deri me tani dhe se disa njerëz ishin evakuuar për sigurinë e tyre.

60 vetë mbetën të izoluar nga shtëpitë e tyre në San Pietro pasi një pjesë e rrugës së vetme për shtëpitë e tyre u shemb. Një tub uji nga shirat dhe rrëshqitjet e tokës kishte shpërthyer duke i lënë ata pa ujë.

Tashmë më e keqja e stuhisë ka kaluar, por shumë rajone janë akoma në gatishmëri për pasojat. /Motilokal.com

Car under a fallen tree

People look at the ocean;s waves hitting the coast in Biarritz, south-western France, on 03 November, 2019.

Strong waves lash France's Les Sables d'Olonne