Diell, vranësira e reshje shiu e bore, ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Diell, vranësira e reshje shiu e bore, ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria përgjatë kësaj fundjave parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot me kthjellime, vranësira, reshje shiu dhe bore në zonat malore.

Sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 3 deri në 17 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Në zonat malore priten reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 16 °C.

Mot me vranësira dhe reshje shiu do të mbajë përgjatë paradites së ditës së diel, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 15 °C./Motilokal.com