Tërmeti lëkund Maqedoninë e Veriut

Tërmeti lëkund Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 3.2 shkallë. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti është regjistruar rreth orës 20:56 dhe epiqendra e tij ishte 47 kilometra në perëndim të Shkupit, 3 kilometra në perëndim të Bogovinjes dhe 3 kilometra në jugperëndim të Pirokut.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë me fuqi prej 4 shkallë sipas shkallës Evropiane Makrosizmike, derisa në Shkup, Negotinë, tërmeti është ndjerë me intensitet 3 shkallë. /Motilokal.com