Alpinistja Uta Ibrahimi ‘pushton’ malin më vdekjeprurës në botë

Alpinistja Uta Ibrahimi ‘pushton’ malin më vdekjeprurës në botë

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, pas shumë përpjekjeve ka arritur të ngjitet me sukses në malin Annapurna në Himalaje.

Lajmin e ka dhënë Xhimi Begeja, trajneri i alpinistes përmes një postimi në Facbook ka shkruar: “E “mposhti” Annapurna-n (8091 metra lartësi) dhe kthehet krenare nga misioni i saj.”

“Nuk më takon mua për këtë lajm të bukur, por prindërve dhe familjes Ibrahimi, që kanë një Utë që bën krenar një Komb. Annapurna 8091m mposhtet. Në këto momente (Uta) është në majë dhe po zbret.”

May be an image of map and text that says 'Telekom R81% 7:49 share.garmin.com/Viridi Map Message Locate ALL times are Europe/ Berlin. UTC +2) View ALL ViridianaAlvarezChavez 200m Leaflet � OpenStreetMap Apr 16, 2021 7:39 AM En la cima de Annapurna 8,091m Gracias por permitirme abrazarte Annapurna Primera mexicana Speed: 0.00 km/h Course: N/A Elevation: 7,956.04 m Batt: Normal Lat: 28.597155 Lon: 83.820383'

Ai po ashtu ka shkruar se Anapurna 8091m, nga sot është edhe nën këmbët e Utës së Maleve, si e para alpiniste shqiptare që e mposht atë.

May be an image of one or more people and text that says 'Utalaya Annapurna'

Natën e 15 prillit në orën 22:00 me orën tonë, një grup alpinistësh nga vende të ndryshme në një ekip internacional, nisën mes një moti tepër të vështirë dhe të fortë për të synuar ngjitjen e Annapurnës, i cili vlerësohet si mali me riskun më të lartë për humbjen e jetëve të alpinistëve për shkak të terrenit të vështirë.

Trajneri i saj ka njoftuar se Uta ka arritur të zbret me sukses në bazë./Motilokal.com

Objective: Annapurna I for GMHM #1 on Millet.com