SHBA dhe Kina zotohen se do të bashkëpunojnë për problemet e klimës

SHBA dhe Kina zotohen se do të bashkëpunojnë për problemet e klimës

Kina dhe SHBA thonë se janë të përkushtuara për të punuar së bashku dhe me vendet e tjera në trajtimin e ndryshimit të klimës.

Kjo vjen pas disa takimeve midis të dërguarit kinez për problemet e klimës Xie Zhenhua dhe homologut të tij amerikan John Kerry në Shangai javën e kaluar.

Ata të dy ranë dakord mbi veprime të mëtejshme specifike për të ulur emetimet, konfirmoi një deklaratë e përbashkët të dielën.

Presidenti i SHBA Joe Biden do të zhvillojë një samit virtual të klimës këtë javë, të cilin Kina thotë se po e pret me padurim.

Megjithatë nuk dihet ende nëse Presidenti kinez Xi Jinping do të bashkohet me udhëheqësit botërorë të cilët janë zotuar të marrin pjesë.

Ndërkohë, bëhet me dije se Kina dhe SHBA, gjithashtu kanë ranë dakord të ndihmojnë vendet në zhvillim dhe të financojnë projekte për emetim të pakët të karbonit./Motilokal.com