Katër gjëra që i ndodhin trupit tuaj gjatë fluturimit

Katër gjëra që i ndodhin trupit tuaj gjatë fluturimit

Një udhëtim është gjithmonë i mirëpritur pavarësisht distancave të largëta që keni ndërmend t'i përshkoni. Udhëtimi me aeroplan mbetet gjithmonë zgjedhja e duhur, edhe pse çuditërisht në aeroplan trupi juaj pëson ndryshime.

1) Dehidratimi

Ajri që ju thithni në aeroplan është jashtëzakonisht i thatë për shkak të lagështisë së ulët

Brenda kabinës, lagështia relative është nga 5% deri në 35%

Kjo përqindje është e ngjashme me shkretëtirën.

Konsumimi i ujit mund të ndihmojë në parandalimin e lodhjes dhe dhimbjes së kokës.

2) Humbja e shijes 

Gjatë fluturimit ushqimin mund të shijoni ndryshe.

Mungesa e lagështisë than membranat e mukozës suaj duke e zvogëluar aftësinë për shijim.

Zhurma e motorit mund t'ju bëj më nervoz. Një palë kufje mund të jenë zgjidhje që ju të mos i dëgjoni aq shumë zhurmat.

E gjithë kjo mund të zvogëlojë aftësinë tuaj për të shijuar ushqime të ëmbla dhe të kripura deri në 30%.

3) Ju do të "zgjeroheni"!

Avionët fluturojnë nën presion më të ulët të ajrit nga sa trupi ynë është mësuar. Kjo bën që gazi që gjendet në trupin tuaj të zgjerohet.

Duke ju bërë kështu që ndjeheni të fryrë dhe "të gaztë".

4) Dhimbje veshi

Me t'u nisur aeroplani, ajri mblidhet në veshë duke formuar vakum. Nëse tubi i eustakut (kanali që lidhi veshin me futin) bllokohet, atëherë ky shkakton dhimbje në timpanin e veshit.

Për ta lehtësuar këtë mjafton që të mbyllni hundën me dy gishta dhe të përtypeni.

Mos e fryni hundën, ngase kjo mund të shkaktojë dëmtime serioze në vesh

Fluturoni të sigurt!/Motilokal.com