EV Electra Rise vetura elektrike e çuditshme e prodhuar në Liban

EV Electra Rise vetura elektrike e çuditshme e prodhuar në Liban

Dëshira për të kaluar në elektrik dhe për të treguar një veturë me të vërtetë ndryshe krahasuar me ato që qarkullojnë çdo ditë në rrugë ka infektuar edhe Libanin.

Pavarësisht nga një situatë e trazuar ekonomike dhe një treg veturash që është praktikisht në një ngërç, vetëm 62 vetura të reja të shitura në dy muajt e parë të vitit 2021 kundrejt 1,876 në të njëjtën periudhë të vitit 2020 të prezantuara nga kompania EV Electra, e cila drejtohet nga Jihad Mohammad.

RISE do të jetë një berline elektrike e ndërtuar dhe projektuar 100% në atë vend, dhe pasi të jenë marrë homologimet, gjithashtu ajo do të eksportohet në Europë.

Prodhuesi deklaron një fuqi prej 180 kf për motorin e pasëm, përdorimin e një baterie 45 kWh dhe një çmim për tregun lokal prej 30 mijë dollarësh nga të cilat 50% mund të financohen.

Por ambiciet e EV Electra nuk ndalen me këtë veturë sportive me bateri. Një taksi elektrik është gjithashtu në punë, e frymëzuar pak nga ato të Londrës dhe e quajtur eCab./Motilokal.com