Java nis me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Java nis me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Dita e parë e javës do të nisë me mot të paqëndrueshëm me vranësira e reshje shiu. Reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtra. Por nuk do të mungojnë as orët me diell.

Dita e hënë në vendin tonë parashikohet të jetë mot të vranët e me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 11 °C.

Mot me vranësira e reshje shiu do të mbajë dita e martë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 13 °C.

E mërkura do të nis me vranësira e reshje shiu, pasditja do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 7 deri në 16 °C./Motilokal.com