Mot me vranësira e shi edhe këtë javë në Kosovë

Mot me vranësira e shi edhe këtë javë në Kosovë

E gjithë java parashikohet të karakterizohet me mot të pandryshueshëm në Kosovë, kryesisht me vranësira e reshje shiu dhe kohë pas kohe me diell.

E hëna do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 5 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira e reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 10 °C.

E mërkura do të mbajë me mot kryesisht të kthjellët e me diell dhe vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 13 °C./Motilokal.com